Gjiknuri del nga SPAK pas 6 orësh

0

Ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri doli nga SPAK pas 6 orësh që u mor në pyetje. Në dalje nga prokuroria, Gjiknuri nuk pranoi të flasë për gazetarët, të cilët e pyetën se për kë nga çështjet e përfolura u thirr në SPAK. Gjiknuri u përgjigj shkurt “është sekret hetimor”. Damian Gjiknuri është përfolur për disa çështje korrupsioni mes të cilave afera e inceneratorëve dhe skandali McGonigal.

“Ju lutem se s’kam shumë për të deklaruar. është gjëja më normale që të vish të japësh shpjegime për ngjarje që i ke mësuar gjatë ushtrimit të detyrës. Shpjegimet i dhashë në prokurori, kështu që s’kam ndonjë informacion për të deklaruar” tha Gjiknuri për gazetarët.

Video më poshtë:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu