Fluturonte me 271 km/orë, vdiq në aksident

0

Klevis Ruçaj 20 vjeç, që ndërroi jetë në aksidentin tragjik pranë TEG, së bashku me dy vajza që udhëtonin me të, duket se ishte i apasionuar tepër me shpejtësinë.

Ai ecte në rrugë dhe në autostradë me shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 271 kilometër në orë.

Një shkelje të tillë rrugore ai e publikonte edhe në rrjetet e tij sociale.

TCH raporton se i riu kishte një vit e pak që ishte pajisur me leje të drejtimit.

Klevis Ruçaj ishte ndëshkuar disa herë për parakalim, shpejtësi dhe veprime të ndaluara.

Ndëshkimet e policisë për Klevis Ruçajn:

Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator.

-Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.

-Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.

-Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.

-Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu