Falsifikim dokumentesh, sërish shtyhet gjyqi për statutin e PD-së

0

Seanca gjyqësore për statutin e Partisë Demokratike është shtyrë për në datën 13-nëntor, në orën 15:00.

Kjo ka ardhur pas përplasjeve që janë krijuar në Gjykatë, ku përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkuan që Gazment Bardhit të sjellë dokumentacionin që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online, ku u kërkua mosnjohja e Bashës si kryetar i PD.

Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sefës dhe Kthupit për të detyruar palën tjetër që të sjellin dokumentacionin e plotë në procesin gjyqësor.
Sakaq Sëfa kërkoi përjashtimin e e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.

“Po tregoheni tërësisht i anshëm në këtë proces”-tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu