Benet Beci zëvendëson artistët shkodranë me artistë nga Jugu!
Artistët e Shkodrës po zhvlerësohen çdo herë e më shumë nga kryebashkiaku Rilindas, i cili të pothuajse të gjitha postet drejtuese të arrit dhe kulturës në Shkodër po ia beson artistëve që s’kanë asnjë lidhje me Shkodrën!
Sikurse bëri me zotin Laço (asgjë personale me emrin dhe kontributin e Tij në fushën e artit televiziv shqiptar) tashmë Benetiani i Parë vendos të t’i besojë postin në Këshillin Artistik në fushën e skenës e kinematografisë, aktorit Agim Bajko.
Patjetër, një emër i njohur i kinematografisë shqiptare, por…..kanë ‘vdekur’ artistët shkodranë që duhet të importojmë artistë nga jugu për të drejtuar fushat e artit në Shkodër?
Benet Beci e ka kthyer Bashkinë Shkodër në institucion favoresh, nderash personalë. Nuk mjaftohet që gjithë tenderat i ka përqendruar në firmat nga jugu, por tashmë ai me shpuren e tij të ” eksperteve” që s’kanë asnjë lidhje me Shkodren, po synon që të kontrolloj dhe jeten kulturore dhe artistike, duke shkatërruar gjithë atë trashëgimi e cila është ruajtur dhe kultivuar me pasion dhe shumë dashuri.
Si mundet Benet Beci të ‘shkelë me këmbë’ artistët shkodranë duke nënçmuar kontributin, talentin dhe aftësitë e tyre drejtuese në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me artin skenik dhe viziv?
Benet Beci ‘shfrytëzon’ imazhin e artistëve shkodranë vetëm për foto propagandistike për rrjetet e Tij sociale, por kur vjen çështja për t’i vlerësuar për punën dhe kontributin që i kanë dhënë artit shkodranë, Ai zgjedh të importojë artistë nga Jugu për të drejtuar kulturën dhe artin shkodranë!
Aktorët shkodranë kanë shkëlqyer në skenat shqiptare duke i sjellë Shkodrës shumë çmime festivalesh dhe nuk mundet kurrsesi një ‘turist’ tiranas të hedhë poshtë mundin dhe djersën e atyre që trashëgojnë mjeshtërisht artin e ikonave shkodrane që lanë gjurmë në historinë artistike dhe kinematografike shqiptare!
Shkodra do të dijë t’i përgjigjet anti-shkodranit Benet Beci….11 Maji do jetë ‘dënimi’ i Tij politik nga votat e shkodranëve!