“Ediramizmi”, totaliteti dhe pjesët e një modeli në “zhdukje”!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Filozofia në politikë nganjëherë edhe nënvleftësohet, ironizohet por për mendimin tim është “nëna e dijes” dhe natyrisht ka ndikim edhe tek politika në të gjithë botën dhe shpresoj të ndikojë sadopak edhe në Shqipëri. Në botë ka pasur filozofë të mëdhenj dhe filozofia ka pasur ndikim edhe tek politika në këta 2400 vjet të civilizimit botëror.

Në Shqipëri ka pasur filozofë në histori që kanë menduar për Shqipërinë, të cilët u zevendësuan mbas vitit 1945 me barbarë komunistë dhe sot me neo-komunistë, anarkistë totalitare dhe qëndrojnë me kokëfortësi në politikën tonë në këta 75 vjet. Model tipik i këtij “soji”, është rilindasi totalitar Edi Rama, por ka edhe në partitë e tjera individë të lidhur fort me të kaluarën, biles që nuk duan të shkëputen prej saj mbasi e ndjejnë vehten mirë, shumë rehat. Me të vërtetë nuk jemi në periudhën antike të Aristotelit dhe Platonit, as Mesjetë dhe Rilindje italiane, por jemi në botën virtuale dhe njerëzit nuk i dëgjojnë shumë teoritë, mbasi nuk kanë kohë fizike, por duan të punojnë, jetojnë dhe gëzojnë jetën. Njerëzit kërkojnë punë, shërim dhe arësim, ushqim dhe qetësi shoqërore, prandaj i bezdisin teoritë filozofike dhe artistike. Sidomos në Shqipëri, qoftë për arësye kulturore dhe tradicionale dhe keqtrajtimit nga pushtetet dhe individë të caktuar dhe sidomos nga keqtrajtimi që i bëri Edi Rama dhe Rilindja totalitare në këta 7 vite. Modeli i këtij kryeministri është i formuar nga pjesët e tija, pa bosht dhe formë dhe totaliteti i tij, imazhi që i lodhi njerëzit dhe kënaqi antinjerëzit, oligarkët.

Dëgjoj shpesh në biseda të zakonshme, biles edhe në media që largimi i Ramës do të bëhet, ose duhet të bëhet “pjesë pjesë”. Edi Rama duke qenë edhe artist i artve grafike dhe “njeri kontravers”, e kupton shumë mirë strategjinë e largimit të tij “pjesë pjesë” dhe natyrisht me instiktin e tij të mbrapshtë mbron totalitetin e tij, Gestaltin, gjoja reformat dhe investimet “shkel e shko” me para publike, të marra borxh në këta 7 vite. Psikologjia Gestalte apo gestaltizmi është një teori e mendjes që ka rrjedhur nga shkollat gjermane Berlineze dhe që pretendon që mendja vetë-organizohet dhe mendja njerëzore i konsideron objektet në gjithësi dhe në paralel me pjesët e saj duke sugjeruar që gjithësia është më e madhe se shuma e pjesëve të saja.

Me fjalë të tjera, gjthësia e objektit dhe subjektit është më e madhë se pjesët e saja të marra vecmas. Prandaj Edi Rama lot me gjatësinë, me tërësinë me imazhin e tij sot në nivel shumë të ulët, por ai është “kokeshkretë” dhe pretendon të vazhdojë me këta lojra fjalësh, sofizma boshe, në mbrojtje të aktiviteteve të tija korruptive. Edi Ramës duhet t’i “shënjohet” edhe totaliteti i tij, mbasi është vetë Rama që solli varfërinë dhe anarkinë në vend. Falë aftësive grafike, Rama përpiqet të “dekodojë” largimin e tij pjesë pjesë dhe prezanton totalitetin e tij. Totaliteti, gjithësia e jonë jemi neve vetë, imazhi ynë. Është shumë i rëndësishme të shënjohet, të shkruhet per imazhin e rrënuar të Ramës, me hajdutëritë e tija. Imazhi është përfëtyrimi ynë psikik për objektet dhe subjektet, njerëzit. Në këtë moment politik, Rama po përpiqet të përmirësojë Imazhin në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar, me stilin e tij anarkik gjuhësor dhe sjellor.

Lulzim Basha me deklaratat për inceneratorët, po diskretiton për aferat milionëshe, pjesët dhe tërësinë e Edi Ramës! Ligjia antimafia, con para drejtësisë Ramën me pjesët e tij, oligarkët e plehrave, shëndetësisë dhe zhvatësit e parave publike! Filozofia më e mirë për një shtet, është drejtësia e pavarur dhe të gjithë të barabartë para ligjit edhe Ediramistët dhe vetë Edi Ramën! Strategjia e PD-së, opozitës duhet të vazhdojë në këtë formë, deri me largim e Edi Ramës dhe të “Ediramistave”, nga politika në Shqipëri!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu