E mbani mend Selimin tek “Xhenet”? Ja çfarë ka ndodhur me aktorin që rrëmbeu zemrat e publikut

0

Me siguri të gjithë e mbani mend “Xhenet”, një nga serialet turk më të ndjekur në TV Klan. Një nga personazhet më të pëlqyer të këtij seriali ka qenë “Selim”, aktori bukurosh i cili rrëmbeu zemrat e publikut. Berk Atan është 28 vjeç dhe ka luajtur në disa seriale të suksesshëm. Famën ai e mori me rolin e tij në serialin “Vajzat e diellit”.

Berk vazhdon karrierën në aktrim teksa së fundmi bëri një pushim për shkak të karantinës. “Po jetoj në Izmir për shkak të karantinës, kyjo është vendlindja ime. Po qëndroj në shtëpi dhe dal vetëm kur është e rëndësishme. Përpara pandemisë jetoja në Stamboll. Çdo ditë bëj ushtrime, më pëlqejnë sportet. Më pëlqen të kaloj kohë më familjen, me miqtë sepse kur jam duke punuar jam shumë i zënë”-tregon aktori në një intervistë të tij të fundit. Berk është shumë aktiv edhe në rrjete sociale dhe disa nga fotot e tij të fundit jua sjellim më poshtë./revistawho.com

   

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu