“E dua në burg”, Manjani: Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, porosi e Ramës

0

Juristi Ylli Manjani ka komentuar mbrëmjen e sotme çështjen e Arben Ahmetajt.

I ftuar në ‘A Show’ në SYRI TV, Manjani u shpreh se kërkesa për arrestimin e ish-zv.kryeministrit, është porosi direkte dhe politike.

‘Është dhënë porosia që Arben Ahmetajn e dua në burg. Porosia është politike dhe të mos i vijmë fare vërdallë, se kjo e ka në lule të ballit të shkruar këtë gjë. E dua në burg dhe kjo është historia. Edhe ata të SPAK-ut, se nuk janë budallenj, i thonë; e do në burg, hiqja imunitetin. Ata po tallen, prokurori po tallet me porosinë politike.

Profesionalisht mund ta çonin në gjyq, ta dënonin dhe më pas ti shkonin Kuvendit me një vendim dënimi’, u shpreh Manjani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu