Doktor Ilir Alimehmeti: Hajdutët kanë ‘mbytur’ vendin, votoni masivisht të dielën Belind Këlliçin

0

Doktor Ilir Alimehmeti ka ftuar qytetarët e Tiranës që të dalin e të votojnë masivisht të dielën. Gjatë fjalës së tij në mitingun përmbyllës të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, Alimehmeti tha se gjatë kësaj kohe kanë dëgjuar urrejtjen e qytetarëve ndaj korrupsionit dhe abuzimit me taksat e tyre.

Ai ftoi qytetarët që të mbështesin alternativën e opozitës, Belind Këlliçin, si kryebashkiak të ri të kryeqytetit.

“Festa e vërtetë është pasnesër, ku 700 mijë qytetarë të Tiranës, të dalin të votojnë. Ua kemi dhënë fjalës që në “Primare” që ne do ju dëgjojmë. Por kë kemi dëgjuar? Nuk kemi dëgjuar miliarder, oligark apo grupe të privilegjuara, ju kemi dëgjuar ju, qytetarët. Kemi dëgjuar urrejtjen ndaj korrupsionit, ndaj abuzimit me taksat dhe fondet publike.

Kemi dëgjuar edhe zhgënjimin me politikanë që kanë zhgënjyer besimin e tyre. Kjo është arsyeja pse ne zhvilluar në gjithë këto muaj një program real për njerëz real. Program i cili godet problemet tuaja të përditshme. Program që bazohet mbi vlerat më të larta. Duhet të mbështesim vlerat e familjes, të traditës sonë, të çdo komuniteti që përbën këtë komunitet. Kjo është arsyeja pse kundërshtari nuk i shkonte zotit Këlliçi përballë në dabat.

Ky program i prek edhe qytetarët që janë larg. I ftojmë të 700 mijë qytetarët e Tiranës të vijnë të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e votës, për të cilën baballarët tanë u lodhen shumë. Kemi nevojë për ndihmën tuaj ta kthejmë programin që shkruam bashkë në realitet”, u shpreh Alimehmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu