Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Dije, se ka prap trima Shqipnia
Tashmë e mbaruar velloja tis i zi
Si petk përdorë, goja n’mashtrim
Dhe rëndë nga pesha në t’sajuar
Me fije intrige e krejtë e pa masë.
Ç’u end, nga halli me fije egërsie
Apo po u pëlqen ky lloj artizanati
Kjo derexheja pasi u mbars t’polli
Ku hyre vullnetplotë në arrogancë.
Po, mbas vetes viktimat t’mledhur
Dhe kur n’caqe fort kalëron gabim
N’fjalën çyryk, autisëm dhe femrën
Mbështjell, rrethit trupit si shpëtim.
A e din se prap ka trima Shqipnia?
E sa për trimëri dorën n’zverk e ke
Por, presim a bjen erë t’re drejtësia
Që të shpëtojnë kti kurthi t’pabesë.
Po në kyt popull që ti e shpërrallon
Sa koka t’randa e buzqeshin botën
N’bëftë vaki njëqind herë t’rilindsh
Se me këta bij s’matesh n’përjetësi.