Demet Akalin po krijon armiqësi me këdo…

0

Demet Akalin dhe Ece Erken, prej kohësh kanë një “debat” të pakuptushëm me njëra-tjetrën. Fakti që dy bukuroshet turke nuk e durojnë dot prezencën e njëra-tjetrës, tashmë ka përfshirë edhe të tjerë persona. Bircan Bali është personi i tërhequr së fundmi në vorbullën e këtij “konflikti”. Siç raportohet nga mediat turke, Demet duket se po bën të pamundurën për t’u armiqësuar me këdo. Sipas kolegëve të saj, ajo flet keq për këdo, injoron punën e të tjerve dhe është personi i parë që diskuton pas shpinës së artistëve të tjerë.

Një gjë aspak e këndshme jo vetëm për kolegët, por edhe për vetë këngëtaren Demet e cila tashmë lexon këto deklarata nëpër media të ndryshme.Ndërkaq, moderatorja Ece Erken dhe Bircan Bali, kanë thënë se nëse Demet vazhdon të krijojë probleme të kota, shumë shpejt ato do të zbulojnë fytyrën e saj të vërtetë dhe të tregojnë histori të padëgjuara më përpara rreth saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu