Demagogu Berisha sheh zi, PD duhet të bashkohet!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Sali Berisha para dhe mbas datës 9 Shtatorë shikon, përcepton realitetin politik në PD, me ngjyrën e zezë, pa të ardhme. Berisha ka qenë i bindur edhe para 25 Prillit, biles në vitin 2010 për non-gratën e DASH, por është përpjekur me të gjitha mjetet komunikative dhe mediatike të tregohet optimist dhe ka besuar gjoja tek 25 Prilli dhe fitorja e PD-së me kryeministër Lulzim Basha. Kjo mënyrë të menduari ndryshe dhe të vepruari dhe foluri ndryshe ka ndikuar negativisht në të gjithë këta vite në opozitë të PD-së, mbas vitit 2013, biles që nga 2010. Berisha e shikon realitetin zi, sic e shikonte Lenini njerëzimin në revolucion, Frojdi në spital dhe së fundi Putin në luftë!?

Duke njohur mirë psikikën njerëzore, Berisha transferon dhe projekton krizën, duke e larguar nga vetja dhe njereëzit e tij të afërt, duke ia lënë fajin Bashës për humbjet në PD ose duke treguar të vërtetën se nuk ka dashur të fitojë PD më 25 Prill! Deklarata e tij e fundit se: “Ishte fati i madh për Shqipërinë që PD nuk i fitoi zgjedhjet me 25 Prill, tregon qartë se si ka funksionuar ai vetë dhe mbështetësit e tij në këta vite në opozitë dhe sidomos para 25 Prillit.

Nëse PD do të fitonte PD më 25 Prill, shqiptarët do të shpëtonin nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. nëse do të fitonte PD, me 25 Prill, Sali Berisha nuk do të kishte fuqi të bënte tollovinë e 8 Janarit dhe të punonte për kurthin e 6 Marsit.
Në këtë kontekst mendoj dhe shpresoj se PD do të bashkohet, por pa Sali Berishën, pa mbështetësit e tij fanatikë dhe me qëndrimin shumë të kujdeshëm të Bashës për të vendosur mbas 1 jave për fatin e tij dhe të së ardhmes së lidershipit të PD-së. Përmenda fanatikët e Berishës, të cilët mendojnë se Basha pa Berishën, nuk i fiton kurrë zgjedhjet.

Për mendimin tim Basha ose kushdo tjetër pa Berishën dhe fanatikët e tij do të rrëzojnë Edi Ramën dhe estabuilishmentin 30 vjecarë. në Shqipëri. Mbështetësit e Bashës nuk janë fraksion, kështu përpiqen ti trajtojnë mbështetësit fanatikë të Berishës, që bashkëpunojnë me LSI-në dhe Ilir Metën. Mbështetësit e Bashës janë liberal-konservatorë, që dun një PD, të djathtë larg së majtës, politikës rurale dhe personave non-grarta.

PD duhet bashkuar me mbështetësit e Berishës, që mendojnë në këtë mënyrë me pjësën tjetër ose mbështetësit e Bashës që besojnë tek e ardhmja e PD-së dhe nuk punojnë për politika personale dhe klienteliste, duke shikuar racionalisht blu, “SHPRESE”, duke besuar tek ardhmja e PD-së dhe Shqipërisë!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu