Çfarë fshihet pas vizitës së Joe Biden në Izrael?!

0

U desh një angazhim i qartë nga homologu i tij izraelit për të hapur Gazën për ndihmat humanitare, që presidenti Joe Biden të pranonte të bënte një udhëtim të jashtëzakonshëm në Tel Aviv.

Diplomacia e nivelit të lartë me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tregon ekuilibrin delikat që Biden po arrin teksa nis vizitën e minutës së fundit në frontin e luftës.

Në rrezik janë jetët e miliona civilëve, përfshirë amerikanët, të bllokuar aktualisht në enklavën bregdetare palestineze, ku një krizë humanitare është duke u zhvilluar ndërsa trupat izraelite grumbullohen në kufijtë e saj, përpara një pushtimi tokësor të pritshëm.

Edhe pse nuk kishte asnjë kusht të qartë nga SHBA që Izraeli të mos nisë pushtimin e tij derisa Biden të largohet nga rajoni, ky është mirëkuptimi midis zyrtarëve amerikanë që kanë kaluar ditët e fundit duke debatuar dhe planifikuar vizitën e presidentit.

Zyrtarët amerikanë duan që planet humanitare për Gazën të nënshkruhen plotësisht dhe të zbatohen përpara fillimit të pushtimit, thanë burimet, duke e përshkruar këtë detyrë si ndër objektivat kryesore të Bidenit gjatë vizitës së tij në Tel Aviv të mërkurën.

Ndërkohë që Biden nuk ka inkurajuar një armëpushim – fjala nuk është përdorur fare në përgjigjen e administratës deri më tani – ai ka lëshuar vazhdimisht paralajmërime më të forta për mbrojtjen e jetës civile, përfshirë gjatë bisedave të tij telefonike me Netanyahun.

Udhëtimi personalisht drejt Izraelit mund t’i ofrojë Bidenit – i cili i përbuz thirrjet e Zoom-it dhe ka përkrahur prej kohësh rëndësinë e takimeve ballë për ballë – një mundësi më të mirë për t’ia përcjellë ato pikëpamje homologut të tij izraelit, një lider me të cilin ai beson se ka një mirëkuptim të thellë.

Në fund të fundit, Biden dhe ndihmësit e tij të lartë besojnë se ata duhet të jenë në dhomë me Netanyahun për të pasur ndikim te kryeministri dhe ekipin e ti.

Por ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se mbështetja publike për Izraelin nuk do të zgjasë përgjithmonë, veçanërisht nëse civilët në Gaza mbajnë barrën e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit –  që kërkon një shkallë kalibrimi nga presidenti.

Ky është një qëndrim që një zyrtar e quajti si një përpjekje për t’i “përqafuar ata nga afër” dhe për tu dhënë mbështetje mbi periudhën e vështirë që i pret. /CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu