“Bomba” amerikane, Z/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattheë Palmer: Reforma do u dhëmbë. Të gjithë do jepni llogari, edhe për një cent të vjedhur!

0

Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattheë Palmer, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Tiranë, ku ka dhënë mesazhe shumë të rëndësishme për politikanët shqiptarë. Pavarësisht, se u përfol se ai nuk erdhi për zgjidhjen e krizës, por si pjesë e një vizite në vendet Ballkanike, pati takime të rëndësishme me kryeministrin Rama, liderin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e opozitës, Monika Kryemadhi.

Palmer tha se erdhi në Shqipëri për t’u informuar për krizën dhe atë që ndodh në vendin tonë, por ama u dha një goditje të fortë të gjithë atyre, që besonin se do të shëptonin nga drejtësia, se nuk do të jepnin llogari për krimet e kryera. Si asnjëherë më parë, zyrtari amerikan dha mesazhin e fortë se Reforma do të shkojë deri në fund dhe se SHBA do të punojë fort në këtë drejtim e nuk do të heqë dorë nga shqiptarët.

“Kemi kontribuuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, duke investuar dhe trajnuar për profesionalizmin e zyrtarëve në sektorin gjyqësor në Shqipëri. Do të vazhdojmë ta bëjmë. Do të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete, të forcojmë aftësitë që individët sjellin në institucione, e të forcojmë integritetin e vet institucioneve. Po ashtu do të punojmë për t’i bërë zyrtarët, sidomos zyrtarët e zgjedhur, përfaqësuesit e lartë të qeverisë të japin llogari; llogari ndaj popullit të tyre dhe llogari ndaj procesit të integrimit europian”, tha Palmer në një intervistë për Top Channel.

Në mesazhin e tij, Palmer goditi sidomos politikanët që mendojnë se Reforma në Drejtësi nuk ecën, se ka dështuar dhe se duhet të rifillojë nga e para. Ai tregoi me fjalë, se kjo gjë e pamundur, se Amerika ka punuar fort dhe i ka vendosur në rrugën e duhur. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur është vetëm dhënia llogari, sepse askush nuk është mbi ligjin.

“Jemi të përkushtuar për të punuar për t’i forcuar këto institucione dhe për t’u siguruar që askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk i largohet llogaridhënies, e se pavarësisht çfarë burimesh përdorin dhe sa parà kanë, ligji do të aplikohet në mënyrë të barabartë, që ligji do të aplikohet drejt dhe të gjithë japin llogari”, ka thënë Palmer, duke paralajmëruar në këtë mënyrë edhe arrestimin e njerëzve të rëndëishëm me pushtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu