Bixhoz me dashurinë/ Shivai detyron Anikën të martohet, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Shivai rikthehet në shtëpinë Oberoi dhe tregon se ndodhej në një qytet të Indisë së bashku me Vikramin. Anika e priste me padurim Shivain por i bën përshtypje sjellja e tij. Shivai i kërkon Anikës t’i tregojë të vërtetën. Anika do që Shivai ta besojë. Shivai fajëson Anikën që lidhja e tyre përfundoi. Ai i thotë se ajo do i tregonte të vërtetën nëse do donte ta mbronte lidhjen e tyre. Anika nxehet me Shivain dhe vendos të bëjë siç thotë ai.

Ajo i thotë se do martohet me Vikramin dhe pranon që Shivai të bëjë përgatitjet e dasmës. Texh falenderon Xhanvin që po e mbështet për planin e tij kundër Zvetlanës. Rudra i kërkon Shivait ta lërë egon dhe mos ta vërë në rrezik dashurinë. Shivai i thotë se Anika e ka harruar dhe është e lumtur që do martohet. Gori i thotë Shivait mos ta ndëshkojë veten. Shivai i thotë se Anika e lëndoi familjen e tij dhe se ajo nuk i tregon të vërtetën. Sahil pyet Anikën pse po martohet me dikë tjetër. Anika i thotë se e bëri çdo gjë për lumturinë e Shivait por ai nuk e kupton. Gori i thotë Shivait se e konsideron si vëlla pas të mirave që ai i ka bërë. Gori i lidh byrzylykun e vëllazërisë Shivait. Shivai i premton Gorit se Om do e pranojë si bashkëshorte. Texh dhe Xhanvi shkojnë me pushime në një shtëpi të vetmuar. Xhanvi dyshon. Zvetlana ka vendosur t’i japë një mësim të mirë Texhit dhe Xhanvit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu