Avokati i Arben Ahmetajt: Është në Angli, do vijë kur të fitojë lirinë

0

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori ka deklaruar për gazetarët se ish-ministri ndodhet “pranë familjes në Agli” dhe do të kthehet në vend “kur të firojë lirinë”.

“(Vendimi i parlamentit) Nuk ishte surprizë. Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do vijë kur të ketë liri”, tha ai në një prononcim jashtë ambienteve të SPAK.

Deklarata vjen pasi Kuvendi miratoi me 117 vota “pro” kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Vetë Ahmetaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale më herët gjaë ditës, konfirmoi se ndodhet jashtë vendit. Ai tha se u largua “për arsye familjare” dhe se nuk ka qenë në dijeni të kërkesës për arrestimin e tij.

Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Sipas akuzës, Ahmetaj ka përfituar qindra mijëra Euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri duke i favorizuar që kompanitë e tyre dhe të tjera të lidhura me të ashtuquajturit bosët e inceneratorëve të përfitojnë tre kontratat koncesionare për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Vetë ish-ministri i ka mohuar akuzat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu