Atentat në lokalin e mikut të Endrit Dokles! Kush është Fatjon Murati, u kap me bazë armatimesh në Tiranë! Dyshohet se organizoi atentatin me 3 të vrarë në Fushë-Krujë

0

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe aza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu