As Fatmir Mediu nuk e nxenë për Edi Ramën. E dogji mandatin e deputetit dhe i thotë: Hë Hajdut, ta mban të më arrestosh!

0

Sikurse kishte deklaruar, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është kthyer nga Vjena ku ndodhej bashkë me Lulzim Bashën dhe ka firmosur sot djegien e mandatit të deputetit.

Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel dhe për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin eksstrem pak ditë më parë.

Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli. Ndoka e konfirmoi një gjë të tillë në një prononcim për News 24 pak ditë më parë. Një tjetër deputete që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk ka firmosur ende djegien e mandatit është edhe Rudina Hajdari.

I vetmi që doli kundër vendimit të demokratëve ishte Myslim Murrizi, por Kryesia e Partisë Demokratike vendosi ta përjashtonte nga radhët e saj pas këtij vendimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu