Arrestimet e drejtorëve në Bashkinë e Tiranës/ Edi Rama lavdëron Erion Veliajn

0
Edi Rama ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK për arrestimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, ku kryeministri i ka dalë në krah kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se kush ka shkelur ligjin dhe besimin e kryebashkiakut Veliaj, duket të përballet i vetëm me drejtësinë e re.
 
Reagimi i Edi Ramës: “S’mund të jem më shumë dakord me sa u tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj qytetarëve të Tiranës, në mesazhin e drejtëpërdrejtë lidhur me ndalimin nga SPAK-u të disa ish-drejtorëve e drejtorëve të bashkisë! 
 
Qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur.
Ne jemi në këtë detyrë për të bërë Shqipërinë Europiane 2030 me reforma të vërteta, vendosmëri absolute dhe me të gjitha forcat e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit, ku punët janë të ndara e ku lavdi Zotit, popullit që e mbështeti fuqimisht hapjen e rrugës së Reformës në Drejtësi dhe Partisë Socialiste, e cila i hyri detit në këmbë për ta hapur këtë rrugë, tanimë s’jemi më vendi ku për 100 e kusur vite nuk u hetua e gjykua kurrë nga një drejtësi e pavarur, as edhe një person me pushtet politik a lidhje me të! Prandaj qentë le të lehin, Shqipëria do të shkojë përpara, me qeverinë e Partisë Socialiste që do të ecë vetëm përpara, me Drejtësinë e Re që duhet të vazhdojë vetëm përpara“…..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu