Arlind Qori: Me projekligjin e ri, paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal

0

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar për vendimin e Komisionit të Ekonomisë që bashkuan votat ditën e djeshme njëzëri dhe miratuan projektligjin.

Sipas Qorit, paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.

“Paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.

Për krahasim paga e deputetit në Itali është sa 8-fishi i pensionit minimal, në Norvegji sa 9-fishi i pensionit minimal, kurse në. Gjermani sa 10-fishi i pensionit mesatar.”, thotë Qori në një reagim në Facebook.

Ditën e djeshme Komisioni i Ekonomisë vendosi që të rrisë pagat për ministrat dhe deputetët së bashku me 130 mijë punonjësit e administratës shtetërore dhe 250 funksionarët e lartë.

Me ndryshimet e miratuara, paga e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit shkon në rreth 393 mijë Lekë, e ministrit në 318 mijë Lekë, ndërsa e deputetit në 310 mijë Lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu