Antony Blinken mbërrin në Izrael për të propozuar armëpushim

0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur pak minuta më parë në Izrael, në atë që është vizita e tij e dytë që kur Hamasi nisi një seri sulmesh vdekjeprurëse në vend më 7 tetor.

I frikësuar nga zgjerimi i konfliktit, Blinken pritet të diskutojë me qeverinë izraelite për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Rripin e Gazës. Përpara se të nisje nga SHBA, Blinken deklaroi se do të kërkonte “masa konkrete” nga Izraeli për të siguruar që dëmtimi i civilëve palestinezë të reduktohej, pas thirrjeve që bëri presidenti i SHBA Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë ka propozuar një sërë pauzash dhe armëpushimesh të lokalizuara në luftime për të lejuar dërgimin e ndihmave në Gaza ose kryerjen e evakuimeve.

Takimi i sotme vjen në një pikë kritike të konfliktit, me Izraelin që ka marr një vrull të madh në kundërsulmin i cili ka shkaktuar një reagim ndërkombëtar që ka dalë jashtë pritshmërive të SHBA-së. Izraeli akuzohet nga shumë organizata se po kryen gjenocid me palestinezët dhe kjo mund të kthehet në Boomerang për të dhe aleatin e saj kryesorë SHBA.

Nga ana tjetër sulmet e pamëshirshme izraelite kanë sjellë një reagim dhe nga vendet arabe të cilat kërcënojnë me përfshirje në konflikt. Madje ditën e sotme pritet një fjalim i rëndësishëm nga udhëheqësi i Hezbollahut për luftën Izrael-Hamas. Ajo që do të thotë ai mund të përcaktojë nëse konflikti do të përhapet apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu