Në një reagim të sajin në Facebook, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi rrëfen arsyet pse shqiptarët janë ngritur në protestë.
Sipas saj, ata po protestojnë që votat e tyre të mos vidhet me paratë e korrupsionit dhe që të mos shantazhohen nga qeveria e bërë palë me bandat e krimin.
Vokshi shton se, shqiptarët duan të njëjtën qeverisje që kanë eurodeputetët në vendet e tyre.
Shqiptaret po protestojnë se nuk duan te qeverisen nga #ElisaSpiropali me kaq shumë pasuri të paligjshme, duke vjedhur shqiptarët.
Shqiptarët po protestojnë se nuk duan të qeverisen nga #EdiRama, sipas OSBE me një pasuri të paligjshme 200 milionë euro.
Shqiptarët po protestojnë që vota e tyre të mos vidhet me paratë e korrupsionit e të mos u shantazhohet nga qeveria e bërë palë me bandat dhe krimin.
Ne, bashkë me shqiptarët, kërkojmë të kemi të njëjtën Qeverisje për qytetarët sic Knut Fleckenstein ka në Gjermani, sic Tunne Kelam ka në Estoni, siç Juan Fernando Lopez Aguilar ka në Spanjë, siç Bas Belder ka në Hollandë.
Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë.
Shqiptarë janë qytetarë europainë dhe nuk pranojnë asgjë më pak se atë që vendet anëtare të Bashkimit Europian u japin qytetarëve të tyre. #EDuamShqipërinëSiGjithëEuropa
Reagimi i ish-deputetes demokrate vjen pas deklaratave të sotme të 7 eurodeputetëve që mbërritën në Shqipëri për të bërë ndërmjetësin mes mazhorancës dhe opozitës.