Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet

0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një hetim sa i përket dyshimeve me abuzimet e fondeve të IPARD nga Ministria e Bujqësisë.

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani ka thënë se hetimet nga SPAK mbi fondet e IPARD janë në faza paraprake.
Lajmi se Bashkimi Evropian ka pezulluar fondet e IPARD për bujqësinë doli më 19 korrik.

Një letër nga Komisioni Evropian, konkretisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian, kishte mbërritur në Ministrinë e Bujqësisë, Financave, AZHBR-në, Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës të Ilir Beqjas ku thoshte se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu