Fansat e serialit ‘Friends’ kanë pritur për realizimin e serive të reja, sidomos pas thashethemeve dhe dëshirës së Jennifer Aniston e kolegëve të saj për një ribashkim. Së fundmi producentja e këtij seriali, Marta Kauffman i dha fund këtyre thashethemeve duke i mohuar ato, megjithatë ajo shpjegoi dhe arsyen pse nuk do të ketë një rifillim të tij.
Një nga arsyet ka qenë fakti se ky serial ka të bëjë me një kohë të tillë kur miqtë konsideroheshin gjëja më kryesore, por tani nuk është më ajo kohë dhe nëse seriali do të rifillonte teleshikuesit nuk do të kishin të njëjtin entuziazëm.
Kjo deklaratë e producentes i theu zemrat e fansave të cilët kanë qenë duke shpresuar se seriali do të ketë një rikthim të mundshëm./revistawho.com