Protestat e 28-29 Nëntorit, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët: Mund të ketë trazira të dhunshme

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie në prag të protestave të paralajmëruara për 28 dhe 29 nëntor në kryeqytet.

Përmes njoftimit, ambasada u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, duke paralajmëruar se tubimet në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare mund të sjellin bllokime rrugësh, devijime të trafikut dhe incidente të dhunshme.

Ambasada amerikane ka këshilluar gjithashtu personelin e saj të shmangë zonat ku zhvillohen protestat, ndërsa u rekomandon qytetarëve të ndjekin raportimet e mediave lokale dhe udhëzimet e autoriteteve të rendit.

“Demonstratat vazhdojnë në qendër të qytetit të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me mjete ndezëse, gurë të hedhur dhe dëmtime pronash.

Kushdo që ndodhet në ose afër një zone demonstrimi mund të ekspozohet ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur horizontalisht, pajisjeve ndezëse dhe topave/predhave prej gome. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar personelin të shmangë të gjitha zonat e demonstrimit. Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu