Pse e anulloi Rama konferencen per mediat?

0

Shkruan Edi Paloka

Rama ishte pregatitur ( me siguri ka shkruajtur gjate udhetimit) te mbante nje nga ato fjalet patetike qe mban sa here i plas ndonje skandal i madh. Do dilte dhe me frymarrje te renduar do te recitonte fraza qe shqiptaret i kane degjuar aq shpesh sa bajatja i ka kaluar shkallet e neverise! Si ne cdo rast tjeter, Rama e paralajmeroi kete dalje te tij , per te rritur interesin e publikut. Dhe ashtu ndodhi! Poooor…
Ndryshe nga heret e tjera dhe ndryshe nga cfare kishte llogaritur Rama, kete here ne opinion u rrit bindja se …Rama do te jepte doreheqje!
Sigurisht argumentat ne favor te kesaj ideje jane te pafund e per kete arsye dhe zuri vend! Por …
Kjo gjendje e krijuar ka dhe tregon nje te keqe dhe nje te mire lidhur me publikun shqiptar!
E keqja eshte se akoma nuk e kane njohur Ramen edhe pas kaq kohesh dhe presin ende qe ai te kete nje fije pergjegjesie e dinjiteti si shtetar!
Nderkohe e mira eshte qe tashme askush nuk pret me qendrim tjeter prej Rames vec doreheqjes se tij!
Kete ja thane ose e kuptoi vete Rama kur zbriti sot ne Shqiperi e prandaj e anulloi konferencen. Ai e kuptoi se ndryshe nga heret e tjera , fjalimi i tij patetik do te ngjallte vetem neveri e zemerim tek te gjithe. Ne vend se te vinte vetulla , do te nxirrte syte. Per kete arsye nuk foli dhe me siguri do gjeje menyre tjeter komunikimi!
Qe i ka ardhur ngordhja, i ka ardhur , po qe te jape vete doreheqjen…! Ai do te zvarritet e deri sa ta marrim zvarre , aty do vazhdoje te qelbet e te na qelbe te gjitheve !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu