Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen, po Edi Rama sa do rezistojë?!

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh, pas më shumë se një viti e gjysmë protestash të vazhdueshme kundër qeverisë së tij.
Në një tubim të mbështetësve në Beograd, Vuçiç deklaroi se do të largohet nga posti i presidentit dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.
Protestat në Serbi nisën pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa opozita, studentët dhe organizatat qytetare e kanë konsideruar ngjarjen si simbol të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të institucioneve shtetërore.
Zhvillimi vjen në një kohë kur edhe në Shqipëri vijojnë prej javësh protestat qytetare, ku mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe ndryshime të thella në klasën politike që ka drejtuar vendin gjatë 35 viteve të fundit.
Vuçiç dhe Rama njihen për raportet e afërta politike dhe bashkëpunimin e tyre rajonal gjatë viteve të fundit, çka ka nxitur reagime edhe në rrjetet sociale pas njoftimit të presidentit serb.
Pyetja që shtrojnë tashmë shumë qytetarë është: a do të ketë edhe në Shqipëri një zhvillim të ngjashëm politik, apo protesta do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të saj?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu