Policia nuk gjen adresën e Kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, dështon gjyqi i radhës!

0

Policia nuk gjen adresën e kryebashkiakut të Shkodrës
↳ Police Fail to Locate Shkodra Mayor’s Address
Dështon seanca gjyqësore ndaj Benet Becit, i akuzuar për favorizim në një procedurë tenderimi me vlerë rreth 700 mijë euro, kur ishte në krye të Korporatës Energjetike Shqiptare.
Seanca e parë gjyqësore nuk u mbajt. Pesë nga shtatë të pandehur nuk kishin marrë njoftim zyrtar, mes tyre edhe vetë Beci. Seanca u shty për datën 20 maj.
Çështja lidhet me një tender të vitit 2019, ku Beci dhe gjashtë ish-vartës dyshohet se kanë paracaktuar fituesin, duke krijuar avantazhe të padrejta për një kompani private.
Çfarë tregon dosja:
7 të pandehur, Beci dhe gjashtë ish-vartës nga struktura e prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të KESH
Tender me fond rreth 700 mijë euro – dyshohet për paracaktim fituesi dhe shkelje të barazisë
Seanca e parë dështoi tërësisht – policia nuk arriti të gjejë as adresën e të pandehurit kryesor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu