Edi Rama përdor Taulant Ballën për të provokuar deputetët opozitar

0

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, kjo situatë nuk është e rastësishme, por një strategji e mirëmenduar e kryeministrit Edi Rama për të shpërbërë institucionin dhe për të heshtur zërin e opozitës.
Në një intervistë për SYRI TV, me gazetarin Arnold Kariqi, Paloka deklaroi se protagonist i këtij kaosi të qëllimshëm është kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, të cilin e cilësoi si një “hiç” që përdoret nga Rama për të provokuar opozitën dhe për të krijuar pretekstin e prishjes së seancave.

“Ajo që po ndodh në parlament është pikërisht ajo që do Rama. Ai përdor njerëz si Balla për të provokuar, në mënyrë që ne të detyrohemi të reagojmë dhe seancat të dështojnë,” u shpreh deputeti demokrat.

Sipas tij, qëllimi final i kryeministrit është një parlament pa opozitë, pasi ai nuk duron asnjë zë kundër.

Kjo strategji, sipas Palokës, është arsyeja kryesore pse Shqipëria ka mbetur pas në procesin e integrimit europian, një fakt që, siç tha ai, edhe vetë kryeministri është detyruar ta pranojë së fundmi. Ai shtoi se mbrojtja e figurave të akuzuara, siç ishte rasti i Belinda Ballukut, është një tjetër dëshmi e bllokimit të rrugës europiane.

Duke komentuar gjuhën e përdorur në politikë, Paloka e quajti skandaloze etiketimin “hale” që kryeministri i bëri opozitës. Ai kujtoi se Rama ka përdorur terma denigrues edhe ndaj anëtarëve të partisë së tij, duke i quajtur “hiça”, “kopilat e diellës” apo duke e cilësuar vetë partinë si “bordello”.

Deputeti demokrat pikturoi një panoramë të zymtë të situatës politike, duke argumentuar se vendi nuk është më thjesht një “autokraci elektorale”, por ka rrëshqitur plotësisht në “diktaturë”. Ai përmendi edhe deklaratat e fundit të Spiropalit ku ajo pranoi sipas tij se “Republika Parlamentare nuk ekziston më”, duke i parë ato si një konfirmim të alarmit që opozita ka ngritur prej kohësh.

Paloka:

Rama është i detyruar së fundmi ta pranojë që Bashkimi Europian është shumë larg tashmë. Dhe më e keqja është se si gjithmonë edhe kjo, akuzon opozitën për këtë

Pikërisht, fajin e ka Saliu gjithmonë. Edhe kur Ramës i është bërë e qartë që dhe i është thënë surrat, nga ministra të Gjermanisë dhe nga përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian, partive popullore e të tjerë e të tjerë, që mbrojtja e Belinda Ballukut në parlament është automatikisht jo vetëm bllokim, por dhe kthim mbrapa në integrim, sigurisht që prapë fajin e ka Saliu sepse ‘me votat e Saliut u mbrojt Belinda Balluku në parlament.’

Po thashë le të kthehemi tek pyetja e parë, që në fakt përmbledh dhe këtë që thamë, që thashë pak më parë. Sigurisht Taulant Balla është një hiç, është siç e ka quajtur vetë Rama, është një nga hiçat që Rama ka aty në atë grupimin e tij, sepse nuk mund t’i thuash parti. Përdoret sa herë i duhet Ramës, si një fundërrinë që është i përdorshëm dhe i hedhshëm si gjithë ata të tjerët që Rama përdor dhe hedh.

Së fundmi, qëllimi i Ramës është që ai parlament të mos funksionojë. Në fakt, ka vite që Rama nuk do një parlament funksional. Ose më mirë të themi, do një parlament pa opozitë. Nuk ka fare skrupuj që domethënë dikush mund të thotë që si ka mundësi që një kryeministër domethënë, qoftë edhe formalisht të mos ta dojë opozitën, po ky nuk e do opozitën. Fare, nuk e ka problem që ta ketë atë parlament pa opozitë fare dhe fakti është që të gjitha përpjekjet që ka bërë dhe bën, janë që opozitën ta shkrijë. As për dukje ai nuk e do opozitën dhe nuk e ka këtë problem. Kjo lidhet me, sigurisht me problemet edhe mendore që ka Rama, sepse një i tillë, qoftë edhe diktator, pak më i zgjuar se Rama, të paktën do bënte sikur e pranon opozitën, kurse ky as këtë, thashë, as këtë pjesë të dukjes nuk e do dhe ajo që po ndodh në parlament është pikërisht ajo që do Rama. Fut një, s’di as ç’emër t’i vej këtij unë, kësaj qenieje që ai e ka vënë në krye të grupit të vet parlamentar, e përdor atë që ky të provokojë dhe si natyrë sigurisht, ai të provokon edhe duke e parë. Mjaftonte në fakt edhe ta shohësh atë që të provokohesh.

Unë kur flet ky edhe Rama për shembull në parlament, për aq herë sa vjen Rama, unë dal vetë nga salla sepse thashë, mjafton edhe fytyra e tij që unë të provokohem dhe meqë porosia që na lihet herë pas here në grup, është e kundërta e asaj që po ndodh, pra që të mos provokohemi dhe të mos hamë provokimet e këtij.

Sepse ky është qëllimi pra. Ky është e qartë besoj, ky është qëllimi i tyre që duke provokuar dhe seanca e fundit thjesht e vërtetoi dhe njëherë këtë, duke na provokuar ne në mënyrë të tillë që ne të detyrohemi të reagojmë, të prishen seancat e parlamentit dhe parlamenti të mos ekzistojë. Rama nuk e ka dashur ndonjëherë parlamentin, kurrë. Edhe në fillimet e tij, Rama e ka shprehur dhe vazhdon ta shprehë që parlamenti nuk e do fare që të ekzistojë, sepse është i vetmi vend sot e kësaj dite, mbasi ka kapur gjithçka, ka kapur gjithë institucionet, parlamenti është i vetmi vend ku i thuhen në surrat ende të vërtetat dhe ku ai nuk mundet të komandojë pjesën e opozitës, siç komandon gjithë ata të tjerët që vetë i ka quajtur, sepse pati një reagim, sigurisht edhe unë reagova, edhe të tjerë, kur tha Partia Demokratike është një hale. Nga Rama, domethënë as nuk duhet të fyesh.

Nga Rama mund të presësh çdo gjë dhe normalisht do të duash as mos ta dëgjosh domethënë dhe ta injorosh. Gjë që është e vështirë të ndodhi. Sepse ai është një njeri që ka quajtur partinë e vet bordello. Ai anëtarët e tij të kryesisë, jo shumë kohë më parë, i quajti hiça. Ju tha jeni hiça. Këtu jam vetëm unë. Dhe sigurisht pjesa e tyre pastaj pse nuk reagojnë, kjo është çështje e dinjitetit të tyre, se ashtu i ka mbledhur. Ju ka thënë deputetëve, ju jeni kopilat e diellës, shumë shpejt do ju zëvendësoj me ‘kopilat e diellës’. E ka thënë madje dhe në një forum ndërkombëtar, që diella është shtatzënë dhe shumë shpejt do të lindë 83 zëvendësuesit e 83 deputetëve, të cilët nuk do kenë më nevojë të shkojnë as në sallë të parlamentit, ka thënë.

Pra, ky njeri që ka këtë vlerësim për partinë, edhe s’mund të quhet më parti, ka vlerësim për të vetët këtë vlerësim, çfarë pret ti të ketë për opozitën, kur thashë, prandaj thashë dhe pak më parë, ai nuk e do opozitën të ekzistojë. Nuk ke ç’pret prej tij. Pra, marrëdhënia jonë me të është e përcaktuar vite më parë dhe jo vetëm në parlament. Unë vetë jam nga ata që vazhdoj këmbëngul prej kohësh që ne nuk kemi më punë në atë parlament, sepse nuk ka parlament. Sot mos gaboj, edhe Spiropali kishte vënë në dukje diçka të tillë. Që thonte nuk është problemi as te tensionet, as te sherret, as tek atë që ndodh rëndom në parlamentin tonë.

Thonte, ‘besoj qartë, që këtu nuk ka më republikë parlamentare, sepse nuk funksionojnë më institucionet’. Do të thuash ti, këtë ka kohë që e thoni ju, e thotë opozita. Është e vërtetë që ne e kemi thënë dhe stërthënë, por është ndryshe kur e thotë dikush që ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Ramës. Dhe nuk ka rëndësi fare për mua se cilat janë arsyet që e thotë sot. Sepse fillojnë aludimet, jo, ngaqë është e pakënaqur dhe kjo mund të jetë. Se e largojnë në atë mënyrë si e largoi. Edhe kjo mund të jetë. Jo po e kanë futur ndërkombëtarët, po e përdorin ndërkombëtarët kundër Ramës. Për mua nuk ka rëndësi kjo. Rëndësi ka e vërteta dhe e vërteta kjo është, që nuk ka më institucione në këtë vend. Republika parlamentare nuk ekziston më. Ne jemi në diktaturë, as në autokraci elektorale siç e cilësonte studimi i fundit ndërkombëtar. Por ne jemi në diktaturë. Kështu që, çfarë presim ne të ketë parlament?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu