Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister tha se Shqipëria nuk është në nivelin e duhur sa i takon luftës kundër korrupsionit.
Në një konferencë për gazetarët, zyrtar i lartë i BE i bëri thirrje politikës që të mos ndërhyjë në drejtësi.
“Ekziston nevoja për të ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit. Shumë është arritur në këtë fushë por nuk është në nivelin e kënaqshëm. Javën që shkoi doli raporti i TI, Shqipëria ka humbur 11 vende në renditje.
Është e nevojshme që të ketë një zbatim të plotë të legjislacionit, të ketë plotësim të stafit të strukturave të drejtësisë, të mos ketë ndërhyrje politike dhe duhet që politikanët të udhëheqin duke dhënë ata vetë shembullin”, tha McAllister.
Sa i takon reformes zgjedhore, zyrtari i larte i BE tha: “Duhet një reformë zgjedhore që të bëhet në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme. Duhet një reformë gjithëpërfshirëse, pra të përfshijë edhe opozitën”.








