Kjo foto është shkrepur 24 vite më parë, kohë kur isha me studime në Oxford

0

Shkruan Zef Ndreka

Zonja shumë e nderuar në foto ishte shumë e njohur nga ajo zonë, por njëkohësisht edhe në Tiranë, sidomos në zonën e Komunës së Parisit ishte e njohur, sepse që në ato vite, ishte e para që hapi shkollë fillore në gjuhën angleze, shkollë që vazhdon e suksesëshme edhe sot.
Kjo foto përcjell një atmosferë të ngrohtë dhe të çiltër. Jemi të dy të qeshur, veçanërisht zonja Schirly me buzëqeshjen e saj.
Ne nuk ishim familjarë, por thjeshtë miq të ngushtë.
Këtu jemi fokusuar një një rrugicë karakteristike pranë Oxforit, përballë një dyqani me emrin “DULCIES”, që dukej për të kishte qënë një vend nostalgjik me lodra apo sende të vogla.
Zonja Schirly, përherë mbante diçka në dorë, libër, revistë apo dićka tjetër.
Këtë radhë u fokusua me një gazetë në dorë dhe gjithnjë me një qëndrim të çlirët, ndërsa unë pa e kuptuar kisha shtuar një prekje serioziteti në këtë moment të zakonshëm por të bukur.
E rigjeta rastësisht këtë foto, rrethuar me makinat dhe arkitektura në sfond që sa hëre e shikoja më sillnin ndjesinë e atij qyteti të qetë dhe të rregullt.
Është një kujtim i thjeshtë, por me shumë vlera për mua.
Schirly , i urrente fotot!
Ishte njëri i punës dhe që i donte shumë shqiptarët dhe Shqipërinë .
Sa mungojnë zonja të tilla!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu