Arrestohet edhe 1 person në Librazhd, fotografoi votën

0

Në Librazhd raportohet të jetë arrestuar një tjetër person i cili fotografoi votën gjatë procesit të sotëm në Spathar të Librazhdit. Ky veprim mësohet të jetë pikasur nga anëtarët e Komisionit. Më pas personi është ndaluar dhe telefoni i tij është sekuestruar nga ana e policisë teksa kanë vijuar hetimet e mëtejshme.

Shërbimet policore kanë bërë të mundur kontrollimin e telefonit duke verifikuar dhe votën e fotografuar nga personi në fjalë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se masa ndaj tij është marrë pas verifikimit të kryer në vendin ku ndodhi shkelja e ligjit.

Vlen të theksohet se si pasojë e këtij veprimi, procesi i votimit në këtë qendër u ndërpre, për të rinisur pas verifikimeve të kryera dhe masës së marrë ndaj shkelësit të ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu