Rama maja e korrupsionit.
Autori i emisionit Fokus Robert Papa tha përmes një lidhjeje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Berisha duhet të luftojë në këtë garë me arritjet e tij gjatë dy mandateve ssi kryeministër dhe t’i krahasojë ato me qeverisjen e Ramës këto 12 vjet.
I ndalur tek kontratat e lobimit për heqjen e non-gratës, Papa tha se e drejta as nuk blihet dhe as nuk shitet duke shtuar se 6 milionë euro janë asgjë në SHBA.
Personi që e ka nxjerrë, sepse duket që është nxjerrë nga kampi tjetër synon ta dëmtojë, por mendoj që si non grata, apo jo non-grata, çdo lloj akuze tjetër njerëzit e kanë ndarë mendjen si do votojnë. Votat e diasporës kanë kohë që kanë filluar dhe kjo do e ndajë se çfarë do ngjasë atje. E majta luan pisët në fushatë, kjo ndodhi dhe këtu.
Berisha ka qenë dy herë kryeministër, ballafaqim me 12 vitet e Ramës. Të tjerat janë sulme mediatike që nuk mendoj se do të kenë ndonjë efekt të madh. Më vonë do të isha të mos ketë të drejtë për lobingje asnjë parti. Berisha ka miq si në Kongres dhe Senat. Nuk besoj se ka nevojë për një ish-ambasador.
E drejta fitohet, as nuk shitet as nuk blihet. Nëse është kryer padrejtësi, ai do e fitojë këtë betejë. Nuk kryhet me 6 milionë euro. 6 milionë euro është si të marrë një Uber, aq më tepër me një president si Trump.
Ajo që duhet të shqetësonte SPAK janë miliardat dollarë të falura nga Rama për Kushner, për të fituar akses në Shtëpinë e Bardhë.
SPAK nuk duhet të jetë i njëanshëm, por në drejtpeshim nga dy krahët, të njëjtët gjë do i kërkoja dhe DASH, është zhgënjyese të mos bëhet non grata Rama, maja e korrupsionit.
Sipas Papës Rama nuk i merr 71 deputetë dhe se poll-et që realizohen nga jashtë nuk janë të besueshme.
Nuk besoj se Rama i merr 71 deputetë. Nuk i besoj poll-et sidomos ata që realizohen nga jashtë. Nuk ka si të kuptojë një amerikane apo italian. Duhet të dish raportet atyre që merr në intervistë. Për mua gara është hapur. Entuzjazmi është rritur nga krahu i PD-së.