Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka sekuestruar një apartament Ilir Beqajt në Vlorë.
Sipas SPAK-ut, ish-ministri i Shëndetësisë e ka fshehur duke mos e deklaruar blerjen e këtij apartamenti në qytetin bregdetar.
Socialisti e ka regjistruar apartamentin në emrin e një të afërmi për të humbur gjurmët për blerjen dhe shpenzimet e akomodimit.
Ilir Beqja ndodhet në burg për abuzim me fondet e BE-së por edhe nën hetimet për disa koncesione në shëndetësi.