Benet Beci nuk është kryetar bashkie, por fryma e Gramoz Ruçit

0
Shkruan Eliona Kodra Shkrel
Kjo është vetëm propagandë, fasadë farsë e një kryebashkiaku që ndërron partitë dhe idealet në bazë të interesave personale dhe pasurimit vetjak.
Nuk mundet një njeri që rreshtohet krah simboleve të komunizmit, të mundohet të paraqesë veten si një apolitik duke shfrytëzuar ngjarjen e 2 Prillit e cila u shkaktua pikërisht me urdhër të mikut të tij të partisë rilindase, Gramoz Ruçit.
Kryebashkiaku i majtë, në fakt më shumë i bandave se i socialistëve të vërtetë, e larg qoftë i demokratëve, duhet të ndalë provokimet politike dhe të distancohet nga propaganda e pavlerë dhe fyese.
Kryebashkiaku i Shkodrës nuk është një anonim që ka kandiduar si i pavarur, por një funksionar i Partisë Socialiste e cila trashëgon vlerat komuniste që sollën ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, një revoltë antikomuniste për të kundërshtuar pikërisht paraardhësit e atyre që sot trashëgojnë Rilindjen Socialiste!
Asnjë banderolë apo foni’ zëri, apo çdolloj ‘investimi’ për përkujtimoren e ngjarjes së 2 Prillit nuk mund të ‘lajë mëkatin’ e urdhërit të vrasjes ndaj 4 djemve të rinj, nga një mik i partisë së këtij Kryebashkiaku që mundohet të ‘lajë duart si Ponc Pilati’ për të treguar veten si i djathtë apo i majtë, në varësi të situatave apo ngjarjeve e duke i shfrytëzuar në mënyrën më të pamoralshme dhe të shëmtuar të mundshme.
Kryebashkiaku i Shkodrës duhet të ‘mbajë larg duart’ nga kjo përkujtimore, të heshtë dhe të mos paraqitet aty ku nuk i takon të jetë. Përderisa nuk i nderoi dëshmorët e demokracisë në kohën kur ishte demokrat i qeverisë Berisha, sot është e tepërt edhe të mendojë e jo më të veprojë në përkujtimin e kësaj date.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu