“Kush je ti që më prek mua?”/ Përplasje fizike në Kuvend, garda bllokon Vokshin

0

Deputetja Albana Vokshi është përplasur me punonjësit e gardës së Republikës.

Pasi hyri brenda godinës, garda e kanë bllokuar atë dhe deputetët e tjerë të PD-së në korridor për t’i kontrolluar.

Vokshi është shtyrë me punonjësit e gardës, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë fizikisht.

Deputetja ka bërë rezistencë, ndërsa ka ndërhyrë edhe deputeti Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar gardës të hapë derën e sallës së seancës plenare.

Pjesë nga debati:

Punonjësi i gardës: Pa kontrolluar nuk kalon!

Vokshi: Kalova mo o, kalova te skaneri. Kush je ti që më thua mua do të të kontrolloj unë? Kush je ti që më prek mua me duar? Kalova te skaneri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu