Bujtar…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Bujtar…
I thellë jeton në mua, o mall,
Bujtar, n’zemër ke zën vend,
E përhapesh mureve t’sajë,
Sa e djegë, si t’ishte valë,
Sa her dua me t’ndrru kënd,
Heshtja e natës gjum nuk bën,
Bashkë me ëndrrën për sehir,
Rishtas zbardh e rishtas beh,
Shpresa fill prapë m’buzëqesh,
Mirësevjen o dritë, mirëmëngjes,
Shkëlqimin jepma mua ta përdor,
Këtë bujtës, ta zbutë e lellatoj,
Vazhdojnë ditët, ecjen si dinë,
Netët bien e si një rit ngrihen,
E malli ecën, e rritet githnjë
E unë, njësuar bashkë me të,
Vazhdojmë ecjen pa ndalim,
Si nji melodi që s’ka pushim,
Shuarje s’ka deri kur t’mbërrij,
Atje, kur t’ndriturit t’na arrij,
Ta marr për dore at botë,
Te shtrëngoj fort e t’gëzoj,
Qetësi t’kap, m’pate ra moh,
Hej bujtar, t’pata mik n’zor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu