Shkruan Zef Ndreka
Arratisja e Ahmetaj-t flet më shumë se arrestimi.
Ka zgjedhur rrugën më të gabuar për vetën e tij, për qeverisjen, për PS-në, për demokracinë, për vendin.
Zgjodhi arratisjen nga frika e drejtësisë për të fshehur sa të mund faktet e përfshirjes kriminale në qeverinë e rilindjes si bandë e organizuar hajdutësh.
Kjo arratisje, do të rezultojë më keq për të dhe për Ramën, fatin e të cilit e ka lidhur me Ahmetaj-n, tashmë të diskretituar botërisht.
Këtij turpi, i shtohen edhe sjelljet dhe qëndrimet e prononcuara të Monika Kryemadhit si deputete dhe si përfaqësuese tipike e PL-së, të cilët e përdorën por nuk e mbrojtën dot tigrin e financave, me gjithë mbështetjen e Berishës dhe grupit të tij të deputetëve apolitikë, ndjekës të tij.
Rama ka mbetur gafili i vetëm me imunitet.
Skandali i içeneratorëve mbeti në rrjetën Tabaku ku mblodhi shumicën e peshqëve të mëdhenj socialist.
E kishim menduar dhe shprehur më parë: rrjeta Tabaku do të rrezojë qeverinë Rama!
Ditët po vijnë.
Tashmë Ramës i ka mbetur ose dorëheqja ose të marrë arratinë siç kanë bërë disa nga bashkëpunëtorët e tij, që ndodhën në kërkim ndërkombëtarë.
E gjithë kjo situatë në Shqipëri, ka ardhur pikërisht nga uzurpimi i pushtetit, nga drejtimi me dorë të fortë, nga autoritarizmi, nga keqperdorimi i pushtetit në administrimin e fondeve publike dhe pasurive publike.
Dëmi që socialistët me në krye Ramën i kanë bërë vendit, është i pa llogaritshëm, po kaq sa i ka bërë Berisha.
Ndaj trëkëndëshi i Bermudës shqiptare Berisha-Meta-Rama mundohen të rezistojnë, të pengojnë drejtësinë për të ruajtur statusquonë e për të mbajtur peng vendin.
Por koha e tyre ka mbaruar. Janë shënjëstruar nga amerikanët si minues të drejtësisë dhe më tej.
Ndaj arratisjet apo largimet e tyre janë opsioni më i mirë për të ardhmën e demokracisë dhe të shqiptarëve.






