Foltoristët tashmë e kanë kuptuar se janë viktima të sjelljes së Berishës prej shumë vitësh.
Ata nuk janë gjë tjetër veçse të pengmarrur nga pengmarrësi Berisha, i cili edhe pse ka kërkuar shumë prej mbështetësve të tij, foltoristët kanë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqin ndjenja pozitive për të.
Kjo sjellje e foltoristëve dhe ndjekësve të Berishës tregon formën e atij lloji depresioni nervor që i ka kapur për shkak të humbjeve, të mashtrimeve, të gënjeshtrave nga ana e Berishës.
Madje, ky kontingjent reagon në mënyrën më anormale, më të pallogjikshme edhe me miqt e PD-së që janë në të njëjtën familje politike.
Reagimet e pjesës me të madhe të tyre, edhe publikisht nëpër studio televizive apo në media, shfaqin probleme deri psikike ose mendore, gjithnjë në të kundërt me atë që është e llogjikshme.
Ky kontingjent kundervepron dhe kundër përgjigjet maksimaliaht keq, edhe pse e dijnë se ka rënë viktimë e frymezimit, dhunën, mashtrimet, shpifjeve nga pengmarrësi psikologjik Berisha.
Përderisa foltoristët e kuptuan se është matematikisht dhe teorikisht i pa mundur rikthimi i Berishës non grat-a në postin e kryeministrit apo çfarë gënjen ai, në vend që ta urrejnë dhe madje ta ndeshkojnë kriminelin Berisha dhe aktin e tij të mbajtjes peng të tyre, krijojnë simpati dhe dashuri për të, si një herë e njëkohë per Enver Hoxhën. Në fakt, sindromin e Stockholmit e nxiti Berisha i cili duke parë se rrezikohet ai dhe familja e tij pas marrjes së non grat-ave familjarisht, filloi një aksion apo veprimtari politike të quajtur foltore, duke u sjellë ndryshe me to, dhe duke fituar simpatinë e tyre. Ky ishte momenti i kthesës psikologjike të pengjeve foltoristë ndaj pengmarrësit Berisha, i cili me to filloi të ndërtojë kalanë mbrojtëse ndaj Amerikanëve, Britanikëve, Europianeve.
“Kalaja” mbrojtëse u ndërtua!
Zgjedhjet përsëri u humbën!
Foltoristët u trafikuan!
Tani, edhe sa do të zgjasë ky sindrom në foltore?!
Ka më kuptim?!