Qeveria drejt fitores plebishitare në zgjedhjet vendore

0

e të stërmëdha në shumë bastione të tyre. Në Tepelenë, kryebashkiaku Tërmet Peci i cili disa vite më parë u bë meme për deklaratën se synonte të realizonte një “fitore publicitare”, duket se e realizoi një fitore me të vërtetë plebishitare. Rezultati final për këtë bashki i jep Peçit, i cili nis tani një mandat të katërt, 83% të votave të vlefshme.

Fitore të tilla PS realizoi edhe në Poliçan, ku Adriatk Zotkaj fitoi mandatin e gjashtë me 78% të votave.

Gëzim Topçiu mban rekord absolut për nga numri i mandateve po ashtu edhe nga rezultati. Ai ka filluar të qeverisë në vitin 2000 në qytezën e Maliqit dhe tani është rrugës drejt fitores së mandatit të shtatë. Në fund të këtij katërvjeçari, ai do të jetë 60 vjeç dhe do të ketë qeverisur njëzet e shtatë vjet.

Arif Tafani, i cili ka qeverisur Belshin me ndërprerje për pesë mandate, është duke luftuar votë për votë me Bedri Qypin, një ish-kryekomunar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu