Herët me parë, mbaj mend njerëz të turrur….
Mbaj mend rrugët te zbrazëta qe mungonin makinat.
Fëmijë që ecnin rrugës turma turma për në shkollë.
Asokohe, shpeshherë artoporlante që tingulli i tyre shkonte largë, qe u bënin jehonë, dalluesve e prodhimeve.
Mbërritjet e rezultateve dhe korrja e suksesit te PPShsë.
Ehh.
Festa që i festonin fshehurazi.
Po, pantallona me dy a tre ngjyra nga t’arnuarit,
Njerëz, komuniste dhe t’deklasuar.
Fjala e tej latuar.
Te rinjë qe ju pritej ëndrra ne mes.
Gezimi kthehet, në një të trishtë.
Mbaj mend atëherë, që, u rregjistrua në vitin e pare, ishte shend e verë me shokët e klasës.
Fillon shkolla, shkon ditën e parë e t’dytë, po e treta shumë e zymtë, pasi thirret ai emër, nga një X mësues, dhe i thotë, me zë të belbëzuar, duhet të shkosh ne shpi se është mbushur numri.
14 vjecari, merr cantën, dhe i vetëm niset për në shpi, me sytë e perlotur, pasi ndarja nga shoket e keputi…..
Atëhere mendoi që të vazhdojnë shkollën e natës, por, edhe ktu persëri ishte mbushur numri, sepse ashtu donte sekretari i partise, se asajë kohe.
Ky fëmi po mërzitej qe po ndahej nga shokët, por ky nuk dinte, se aty po i ndanin fatin, arrogantet e pacipe, maskarenje e paskrupullt.
Pasi të dy prindërit e tijë ishin rritur jetimë, ngaqë, partia ne pushtet ua kishte pushkatu prindërit e tyre.
Njëri nga keta, nuk mësoi kurrë, të thërrasin babë, pasi sa kishte ardhë në jetë.
Dhe ishin gjyshërit e atijë djalit që ju fshi emri nga shkolla e mesme.
Dhe kjo arrogancë e maskarallek paska qenë shumë jetëgjatë, u përcoll deri në ditët e sotme, që fatkeqësisht shqiptarët po i mbajnë në kurrizë këta njerëz që se bënë shtetin kurrë shtet me ligje, e funksional, ashtu sic kemi vendet tjera për rreth nesh.
Kur nji shteti i mungon drejtesia, c’ka mund te shkojnë për fill.
Këtu vetëm po tallen me njerzit, e mbushin dhogaritë për vete.
Nuk shihet gjë tjetër.
C’ka po u mesim ne qafë, toka që shihen bosh, shtepi bosh, po dhe vendin po e kthejnë në bosh.
A mund ta quajmë funksionim te ligjit, që i jepet vula e nje partie dy-tre personave, kjo është me plot gojën tallje.
Përse po bën kjo muuu e madhe?
O njerëz more, thirreni mendjen e kthehuni perballë ketijë populli, dhe jepjani cezarit atë cka është e tijë.
Kthehuni e shiheni Shqiperinë si një vend, ku duhet te jetohet e punohet si në të gjitha shtetet europiane.
Kapeni ligjin e vendoseni ne vendin e vet, lejojeni funksionimin e shtetit ligjor.
Iku jeta e ketije njerezimi duke pritur more, e ju as nje hap te duhur s’po e vendosni qe te ngjese.
Me fjalore namuzqare, paraqiteni ndër kuvende televizive si me te mençurit e vullnetmirët e ketijë vendi.
Deri me tani veçse lesheli keni ende.
Parajsa e ferrit te gjalle per secilin.
Qe ne kete forme qe na serviren deri me tani, e frigshme se ende rrugetoni kesisoj
Zot na ruaj nga keta.
Që mos qoftë e thënë, te vazhdojnë këtë rruge me gjatë, qe vetëm “vret”