Ja tre vilat luksoze dhe dy apartamentet e partneres dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt…

0

Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar projektet e tre vilave dhe dy apartamenteve në rezidencat luksoze në pronësi të partneres dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

Gazetari Bledian Koka thotë se janë disa vila dhe apartamente në Valamar, Green Coast dhe Rolling HIlls. Plan konceptimi dhe projekti teknik i këtyre pronave është kërkuar për të parë nëse kanë lidhje direkte apo indirekte me përfitimet që ish-ministri i Financave ka marrë nga Klodian Zoto, pasi është përfshirë në çështjen e inceneratorëve, thotë Koka,

Në media, u publikua lista me dokumentet që kërkon institucioni i drejtësisë:

– Kopje e projektit teknik për vilën e shtetases Albina Macka, në zonën e Rolling Hills, bashkëngjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.

– Kopje e projekt konceptit në zonën Valamar, për projektin “Vila 22”, në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha si dhe planvendosja e objektit.

– Kopje e projektit teknik për apartamentin në kompleksin Valamar, Interior Design, porositur nga shtetësja Erjola Hoxha, bashkangjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.

– Kopje e projekt idesë në vilën numër 73 Green Coast, në lidhje me vilën e shtetases Albina Mancka.

– Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP Albina, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases Albina Mancka. Ky objekt ndodhet në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut në Tiranë.

– Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: Vila Green Coast, Apartamenti Vala Mar dhe Vla Vala Mar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu