Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo u shpreh se opozita është provokuar vazhdimisht, edhe duke e cilësuar Berishën si një deputet të thjeshtë.
Ajo tha se sulmi ndaj Berishës ishte i organizuar nga Rama për të treguar se opozita është ajo e rrugës, e rublave dhe e dhunës.
Garo: Kjo është një nxitje dhe provokim që u bëhet demokratëve, sepse kur e lë vendin pa opozitë çfarë mund të presësh. Si mund ta quash Berishën si një deputet të kuvendit, kur është kreu i PD-së. Ambasada e SHBA-ve ka qenë shumë në sinkron me qeverinë kohët e fundit, është parë qartazi.
Artikujt ndërkombëtarë e kanë referuar Berishën si lideri i opozitës. Këto provokime të tilla, për të ulur figurën e Berishës dhe incidentit, që nuk shkoi ashtu si e mendoi qeveria. Ishte një skenar i përgatitur. Rama donte të tregonte se opozita është e rrugëve, e rublave është një opozitë e dhunshme.
Emisioni “Drejt” nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.