Hackerat rrumbullakosin kryepolic Rrumbullakun 3 herë në charter, dhe kreu i SHISH kalon kufirin në këmbë

0

Dosja e iranianëve e publikuar këtë të diel ka të dhëna interesante për mënyrën si janë sjellë zyrtarët e lartë të këtij vendi. Ashtu si edhe në rastin e kryeministrit Edi Rama nuk u kanë shpëtuar fluturimeve me charter as drejtues të tjerë të vendit.

Për kreun e policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku shihen të gjitha pasaportat e ndërruara nga Rrumbullaku. Jo vetëm për të, por edhe për anëtarët e tjerë të familjes së tij. Iraniananët kanë publikuar edhe hyrje-daljet nga vendi të kreut të Policisë së Shtetit.

Nga viti 2005 deri në prill të vitit 2021, Muhamet Rrumbullaku ka dalë 45 herë jashtë vendit. Në listë shihet se Rrumbullaku ka kryer edhe 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Rrumbullaku është drejtori i dytë që bie në rrjetën e hakerave pas Gledis Nanos.

Mbrëmjen e së dielës u publikuan edhe të dhënat e Oljan Kanushit që aktualisht është zv.drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit. Megjithatë ai po mban kompetencat e drejtorit pas largimit të Helidon Bendos.

Nga dosja mësohet se Kajushi ka gati 2-fishin e udhëtimeve të Rrumbullakut. Ai ka dalë nga vendi plot 95 herë nga viti 2004 deri në prill të këtij viti. Shumicën e lëvizjeve i ka me makinë nga pika të ndryshme kufitare. Bie në sy se 6 herë ka kaluar kufirin në këmbë, drejt Greqisë. Hera e fundit është regjistruar në vitin 2012 nga pika kufitare e Kapshticës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu