Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për aferën e inceneratorëve.
Fundo tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se prokurorët kanë kërkuar dy herë arrestimin e kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
Ai theksoi se Subashi nuk është vënë në pranga për shkak se gjykata nuk ka dhënë urdhër-arresti.
“Prokurorët kanë kërkuar dy herë arrestimin e zotit Subashi. Nuk ka dhënë gjykata urdhër-arresti. Është kërkuar arresti për shkak të ndryshimit të vendndodhjes…
Zoti Subashi akuzohet për çështjen e tokës, truallit, për shkak se është bërë një shpronësim, ndërkohë që në Fier ka me mijëra dhe me dhjetëra mijëra truall që janë në pronësi të shtetit dhe këtu konsiderohet që ka bërë një dëm ekonomik. Meqënëse në Mbrostar pati protesta, ky zgjodhi një vend tjetër dhe parashikohet një dëm 200 e ca mijë euro se ka pasur shpronësim, ndërkohë që bashkia vetë e Fierit ka të tjera prona publike që nuk kishte nevojë të shpronësonet dhe të harxhonte para”, deklaroi gazetari./ B.A.






