18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator 2024
BallinaAnti-MafiaOrtakët e Vjollca Hoxhës nën akuzë. Po paratë që mori Top Channel?

Ortakët e Vjollca Hoxhës nën akuzë. Po paratë që mori Top Channel?

Date:

Related stories

Berisha, ky oligark-mallkim për demokratët!

Shkruan Azgan Haklaj Pa dashur t'i qasem semantikës gjuhësore të...

“Partia Kombetare Konservatore Albania” Deklarate zyrtare reaguese

"Partia Kombetare Konservatore Albania" Deklarate zyrtare reaguese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

A e sulmoi Fatmir Xhafa kryeministin Rama per llogari te Erion Veliajt ne Der Spiegel?

Shkruan Elvi Fundo Kjo foto eshte publikuar ne 22 korrik. Me...

Poli i tretë politik

Shkruan Zef Ndreka Se sa do të mund ulën e...

Ish kryeministri Nano i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja si paraqitet gjendja e tij…

Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në një spital...
spot_img

Vjollca Hoxha, “Top Channel” dhe aksionerët e “Valtelina” shpk, pra Lori kafe, janë ortakët e pronarëve të kompanive të inceneratorëve dhe skemës të ndërtuar prej tyre.

CNA.al e ka treguar me dokumente se si Vjollca Hoxha është në ortakëri me Klodian Zoton e inceneratorit të Fierit, i cili është shpallur në kërkim, se si Vjollca Hoxha është ortake me Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, e cila është shpallur në kërkim.

Vjollca Hoxha është ortake edhe me Mirel Mërtirin “trurin e inceneratorëve”, njeriun e “EM Capital Group” që erdhi nga Bullgaria dhe bëri ortakëri me “Valtelina” shpk, me Vjollca Hoxhën, me Lori Hoxhën, me Sara Hoxhën, me fëmijët e saj me bashkëaksionerët e “Top Channel”.

CNA.al tregoi dje me dokumente akuzat e ngritura ndaj Mirel Mërtirin, Klodian Zotos dhe Stela ugalles.

Afera e inceneratorëve/ SPAK kërkon kokën e Mirel Mërtirit

“Bazuar në argumentet e mësipërme provohet fakti dhe krijohet bindja se shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal”.

Qartazi prokurorët theksojnë me nen, korrupsionin në bashkëpunim zyrtar të shtetit, pa folur për emrat e tjerë, që akuzon SPAK, këta janë të akuzuarit. Janë këta persona të cilët blenë për 2.2 milionë dollarë, “Valtelina” shpk te brandit Lori kafe dhe pasi Vjollca mori dollarët, pas dy vjetësh, sërish ia kthyen kësaj të fundit aksionet. Justifikimi mos zbatim kontrate. Lekët dhe aksionet i ngelën Vjollcës dhe aksionerëve te Top Channel.

Stela dhe Klodi janë në kërkim, kanë abuzuar, kanë kryer korrupsion dhe me paratë që kanë marrë nga taksapaguesit shqiptarë, nëpërmjet buxhetit të shtetit, për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit (QE NUK PUNOJNE JANE JASHTE FUNKSIONI ENDE), apo nga paratë që marrin nga transfertat e pakushtëzuara nga buxheti i shtetit sërish, për landfillin e Tiranës ku nuk ka incenerator, dhe “Top Channel” është paguar, jo vetëm me këto 2.2 milionë dollarë e ortakërisë tek kafeja.

CNA.al ka treguar me dokumente se si paguheshin dhjetëra mijëra euro në muaj, në kompani të ndryshme me adresë godinën e “Top Channel”, për të mbuluar gazetën “Shqip”, “Top News”-in apo edhe gazetarë, “kamikazë” të cilët kanë akuzuar “Top Channel” për gjobëvënie, siç është rasti i Endrit Habilajt.

Tre kompanitë e Endrit Habilajt që morën qindra-mijëra euro nga inceneratorët
“Top Channel” është paguar nga paratë e inceneratorëve, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Top Channel” ka bërë propagandë për inceneratorët. Dhe jo vetëm kaq, ka bërë propagandë edhe se si mbetjet e qytetit Durrësit do të shkonin në inceneratorin e Tiranës. Pra miliona euro shtesë, shërbime, klientelizëm, ende s’ka kërkuar një ndjesë publike.

“Top Channel”, Vjollca Hoxha, ortakët e saj, trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha, kanë marrë miliona e miliona euro nga inceneratorët, që janë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

SPAK-u nuk mund të heshtë dhe t’i bëjë sehir.

SPAK-u nuk mund të bëjë të paditurin, sikur nuk e di ku kanë shkuar këto para.

“Ndiq paratë” është aksioni që duhet të ketë ky hetim në lidhje me inceneratorët, thjeshtë dhe vetëm për të zbuluar ku shkuan milionat e eurove dhe për t’i kthyer sërish në xhepat e qytetarëve në shërbim ndaj tyre, duke mos i çuar paratë e taksapaguesve në xhepat e Vjollca Hoxhës dhe pronarëve të “Top Channel” apo të tjera mediave.

Kompanitë e inceneratorëve, dhe pronarët që i ndërtuan ato (megjithese inceneratoret nuk punojne apo ne Tirane nuk ekziston), të cilët janë shpallur në kërkim, kërkohen për korrupsion, vepra penale tashmë të provuara me dokumente zyrtare dhe korrupsioni i tyre është shoqëruar me nje propagandë të çmendur, duke hedhur miliona euro, të cilat së pari kanë shkuar të “Top Channel” e më pas në shumë media të tjera./CNA.al/

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu