13.5 C
Tirana
E dielë, 22 Shtator 2024
BallinaBotaEdhe në Rusi hyn lufta, sulm me raketa në Belgorod, guvernatori i...

Edhe në Rusi hyn lufta, sulm me raketa në Belgorod, guvernatori i rajonit rus jep alarmin

Date:

Related stories

Berisha, ky oligark-mallkim për demokratët!

Shkruan Azgan Haklaj Pa dashur t'i qasem semantikës gjuhësore të...

“Partia Kombetare Konservatore Albania” Deklarate zyrtare reaguese

"Partia Kombetare Konservatore Albania" Deklarate zyrtare reaguese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

A e sulmoi Fatmir Xhafa kryeministin Rama per llogari te Erion Veliajt ne Der Spiegel?

Shkruan Elvi Fundo Kjo foto eshte publikuar ne 22 korrik. Me...

Poli i tretë politik

Shkruan Zef Ndreka Se sa do të mund ulën e...

Ish kryeministri Nano i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja si paraqitet gjendja e tij…

Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në një spital...
spot_img

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit rus të Belgorodit përgjatë kufirit me Ukrainën, njoftoi ditën e djeshme se afër fshatit Kozinka, rezervuarët e karburantit u goditën nga një raketë dhe më pas morën zjarr. Fshati Kozinka në rrethin Grajvoronski u granatua. Si pasojë e goditjes së raketës, një tank me naftë është në flakë në zonën e fermës”, tha Gladkov. Ai shtoi se nga sulmi nuk ka pasur viktima. Në këtë zonë janë raportuar shumë sulme së fundmi. Një depo municioni shpërtheu pak kohë më parë. Guvernatori i një province tjetër ruse, Kursk, tha se një nënstacion u dëmtua nga granatimet, duke lënë dy fshatra pa energji elektrike.

Agjencia nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë informacion. Kohë më parë janë raportuar nga Rusia se Ukraina ka sulmuar disa struktura të pabanuara. Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dje bëri një vizitë në qytetin e sapoçliruar të Khersonit dhe e konsideroi tërheqjen ruse si “fillimin e fundit të luftës”. Ai gjithashtu pranoi çmimin e rëndë që ushtarët ukrainas po paguajnë në përpjekjet e tyre për të shtyrë forcën pushtuese. Rimarrja e Khersonit ishte një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në gati nëntë muaj që nga pushtimi.

Zelensky bëri një shëtitje, disa orë pasi paralajmëroi përmes një videoje për kurthe dhe mina të lëna pas nga rusët përpara tërheqjes së tyre, shkruan The Mirror. “Ky është fillimi i fundit të luftës,” tha Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur në qytet ndërsa shtoi: Po vijmë hap pas hapi në të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia. Pra situata e luftës po ndryshon dhe ndihma që Perëndimi po i jep Ukrainës me armë po jep efekte.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu