Edi Rama vjedh me inceneratorët, vetëm 7 koncesione 60 % të buxhetit, Klodian Zoto në Tiranë, 19 mln dollarë

0

Sot në një konferencë për mediat ka qenë deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e cila ka vijuar me denoncimet sa i takon inceneratorit të Tiranës.

Sipas saj vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë teksa akuzoi Ramen se po pengon hetimet e SPAK.

Kryemadhi: Ajo që të bën përshtypje po të shohësh tabelat e buixhetit, 7 koncesione marrin 60  % të buxhetit dhe qytetarët asgjë. Përshtyje të bën morali i kryeministrit duke tundur flamurin e ndershmërisë. Ai kërcënon përmes SPAK-ut dhe bullizon opozitëm

Dua të them se një nga gjërat kryesore që kemi është inceneratorët. Keni ndjeklur denoncimet tona dhe të miat. Padinë e parë e kam bërë më 4 mars për inceneratorin e Tiranës.Sot janë 617 ditë që kam bërë padinë dhe nuk është bërë asgjë edhe pse hetimi bëhet si sekret. Sot e kësaj dite paguajne 29 euro tonin për inceneratorin e Tiranës.

Do të lëvizin shumë shpejt për inceneratorin e Tiranës.

Inceneratori i Tiranës ka paguar Zoton deri më sot me 25 mln dollarë, që këto para Zoto i ka paguar në 19 kompani të tjera, të cilat kanë kryer evazion fiskal. Ajo që të bën përshtypje njëri është bari që është në Greqi që ka përfituar nga Zoto 5 mln dollarë, dhe dy pensionisttë 1 mln dollarë. Jo se kanë fituar por kanë bërë punime. Në 25 mln dollarë që ka marrë zoto, vlera totale që është e gjitha e grabitur është 19 mln dollarë e futur në xhepat e tyre. Ajo që të bën përshtypje është se në të gjithë këtë histori një nga problemet e inceneratorit të Tiranës se është afatgjatë, deri në 2047. Qytetarët do i gaujanë 10 mln dollarë cdo vit inceneratorit të Tiranës.

Indiferenca e prokurorisë është ajo që më bën përshtypje. Vetëm për udhëtime inceneratori i Tiranës ka paguar 800 mijë dollarë në vitin 2020. Janë pagesa që prokuroria i ka shumë të thjeshta për ti verifikuar. E vetmja që nuk sekueestrohet është inceneratori i Tiranës. SPAK është nën presionin e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu