Grida, të bëhesh një Sokol Balla, bëhesh edhe më pis

0

Shkruan Ardiana Kalaja

Ndoqa deklaratën e mllefosur të znj. Duma, dhe nuk e di pse e gjithë deklarata e saj më kërciste keqas.
Teksa kolegët e saj deputetë, qanin me oi për këtë “fatkeqësi” të Kuvendit, znj. Duma përpiqej ta vishte dorëheqjen e saj me tone të aktit moral.

Në fakt do ta pranoja këtë akt si të tillë, nëse kjo do kishte ndodhur më 9 shtator 2021 apo 6 mars 2022.

Të kujtohesh pas më shumë se një viti nga data kur Lulzim Basha, nën regjinë e Ramës dhe shantazhet e Yuri Kim bëri aktin më të rëndë kundër PD-së, kundër pluralizmit dhe demokracisë, tregon se nuk ke marrë ofertën e duhur deri më sot.

Të bëhesh një Sokol Balla nuk ta bën dorëheqjen të

Sepse kështu ka ndodhur në gjithë këto vite.

Tregon se druhesh të përballesh me ata, që të mbështetën dhe të dhanë mandatin.

Tregon se ke frikë të hysh në garë.

Prandaj mandati nuk është personal i znj. Duma.

Jam e bindur se demokratët ia kanë hequr mandatin shumë kohë para ditës së sotme.

Të kërkosh të bëhesh një Sokol Balla nuk e bën të moralshme dorëheqjen.

Në fakt për mua, edhe ata që qanin sot me “dhimbje”, por edhe ata që zgërdhiheshin nga ky akt, e kanë dorëzuar mandatin ditën kur pranuan të bëjnë pazare me Ramën e Veliajn.

Ditën, kur dolën kundër demokratëve.

Ditën, kur vendosën të vazhdojnë pazaret me regjimin.

Jo.

Sot unë këtë akt nuk e pranoj dot.

Nuk e pranoj për sa kohë, që znj. Duma deklaronte se edhe nëse shpërbëhej Partia Demokratike, për të nuk përbënte problem.

Edhe për faktin, se demokratët që iu bashkuan Berishës dhe Foltores, i quajti llum. Edhe kur deklaronte se z. Berisha po lugyonte për interesa të tijat personale dhe familjarëve të tij.

Edhe kur deklaronte, në ditën që demokratët iu nënshtruan referendumit të parë historik në parti, në Kuvendin e 5004 delegatëve të ulur në 1958 ulëse:

Na pri Lulzim! Prina Lulzim!

Të bëhesh një Sokol Balla nuk ta bën dorëheqjen të

Edhe kur më 8 janar u bë palë dhe kërkoi ndihmë nga policia e krimit, ashtu sikundër atëherë, kur kërkoi strehim në zyrën e Saimir Tahirit.

Unë jam dakord, që goditja nën brez është akt i papranueshëm dhe shumë i ulët, sidomos ndaj një gruaje, por nuk jam dakord me justifikimet e sulmeve ndaj saj, sulme që lidhen me jetën personale.

Edhe këtu znj. Duma gaboi rëndë.

Ditën që vendos të jesh person publik dhe politik, publiku patjetër është i interesuar dhe duhet të ketë informacion për jetën personale të një politikani apo personi publik.

Kemi raste plot, kur dorëheqjet e politikanëve në gjithë botën lidhen pikërisht me skandale në jetën personale.

Rasti më i fundit është ai i Zv. Kancelarit austriak.
Raste ka plot.

Kjo për një qëllim: Personi publik apo politikani përcjell te publiku parimet individuale dhe integritetin moral dhe merr përsipër të marrë vendime në emër të njerëzve.

Të bëhesh një Sokol Balla nuk ta bën dorëheqjen të

Ndaj është shumë e rëndësishme jeta personale, ashtu si ajo publike dhe politike.

Kjo është arsyeja, që unë sot u ndjeva keq.

Të bësh autoren e një programi te Vjollca e “Topit”, dikur edhe e Ben Blushit apo Sokol Ballës, është e drejtë legjitime e znj. Duma dhe e kujtdo, që kërkon t’i paraqitet publikut “made in Luana Vjollca”, por kjo nuk justifikon viktimizimin alogjik lidhur me jetën personale.

Vetëm fakti, se një politikan merr vendimin e gabuar, mund të justifikojë dorëheqjen, por jo kur kjo dorëheqje vjen në vazhdën e shumë gabimeve të vetëdijshme.

Ndaj them, se znj. Duma mandatin e deputetes e ka dorëzuar më 9 shtator 2021, kur tha se Lulzim Basha ka marrë vendimin e duhur politik.

E ka dorëzuar më 18 dhjetor 2021 te Jemin Gjana.

E ka dorëzuar më 8 janar 2022 te Bled Çuçi i Delinës së Soros.

Për këtë arsye them se në këtë dorëheqje nuk ka asgjë morale.

E ka dorëzuar më 6 mars 2022 te kunati i Lulzimit.

Prandaj dhe nesër mandati i saj shkon për mikeshën e kunatit.
P.S: Dikush të blejë ca facoleta e t’i çojë nesër te Kuvendi, se me atë çfarë pamë sot, nuk i dihet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu