Qeveria “Kurti” duhet të marrë masa që situata në veri të mos përshkallëzohet

0

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë se gjendja në veri të Kosovës është e rëndë, ndaj qeveria duhet të marrë masa që situata të mos përshkallëzohet.

Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Deliu tha se nisur nga kjo situatë i është kërkuar Kurtit të mbledhë spektrin politik të Kosovës.

Gjendja është ndër më të rëndat, që nga shpallja e pavarësisë. I kemi kërkuar Kurtit që të ketë një menaxhim më të mirë, sepse po duket që qeveria e Kosovës ende nuk është e përgatitur se cilat do të jenë hapat për ta mbajtur situatën nën kontroll. Qeverisë i duhen veprime të përgjegjshme që ruajnë sovranitetin e vendit.

Qeveria duhet të ndërmarrë masa dhe ne si PDK do të jemi aty për ta mbështetur qeverinë, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet. Duhet menaxhim më i mirë i qeverisë. Këto veprime nuk i shkojnë për shtat interesit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu