Sot Edi Rama drejt Gjermanisë, ja tre marrëveshjet që do nënshkruhen për Ballkanin Perëndimor

0

Kryeministri Edi Rama sot ndodhet në Gjermani, pasia mbahet një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.

Mësohet se Samiti do të nisë në orën 09:00, ku përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, si edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu